CH-Ballkani
Emigrantët mbeten krizë për 16 shtetet e BE-së
Liderët e 16 shteteve të Bashkimit Evropian të dielën kanë diskutuar për zgjidhjen e krizës së migrantëve në kontinent, mirëpo “mini-samiti” i nuk ka rezultuar me ndonjë vendim konkret.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë në zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Këto deklarata Merkel i ka bërë pas takimit në Bruksel.
“Ka pasur shumë gatishmëri dhe pavarësisht disa dallimeve të vogla, kemi arritur të bashkohemi”, ka thënë ajo.
Merkel po ashtu ka bërë thirrje për takime para samitit të BE-së, i cili pritet të mbahet me të gjitha shtetet anëtare më 28-29 qershor.
Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë thënë se do të bojkotojnë mini-samitin për shkak të kundërshtimeve të thirrjeve të vendeve tjera, kryesisht Gjermanisë, për të pranuar kuotën e migrantëve.
Shumë persona kanë arritur në Evropë nga viti 2015, kryesisht pasi kanë ikur nga Siria dhe Iraku, duke nxitur tensione në mesin e anëtarëve të bllokut. Kjo situatë më pas ka ndikuar në fuqizimin e partive kundër emigrantëve, të cilat kanë rritur frikën ndaj të huajve.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë Pasagjerë të padisiplinuar, 2 mijë raste në fluturime gjatë 2025... -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor -
Zvicra refuzon kërkesën e Italisë për hetimin e zjarrit -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani? -
50% më lirë vitin e parë: Safety Home me ofertë për sigurimin e pronave të mërgimtarëve në Kosovë












