Integrimi
Emigrantët sjellin receta ushqimesh nga vendlindja
Refugjatët, që vijnë në Gjermani nuk kanë thuajse asgjë, por sjellin me vete pasurinë e kuzhinës së tyre
Katër studentë kanë bërë së bashku me to një libër gatimi, ku tregohen edhe historitë e tyre pas recetave.
Gerrit Kürschner, Bontu Guschke, Ninon Demuth dhe Inga Carolin Strehmel kanë shkruar së bashku me azilkërkuesit në Berlin një libër gatimi, i cili rrëfen historitë e jetës së refugjatëve dhe në të njëjtën kohë prezanton recetat e tyre të preferuara nga vendlindja.
“Të gatuash përtej pjatës tënde”, titullohet libri.
Projekti lindi si pjesë e “Konkursit Funpreneur”, një konkurs idesh për sipërmarrësit e rinj në Universitetin e Lirë të Berlinit. “Ne kishim një ide. Nuk donim të arrinim diçka vetëm ekonomikisht, por edhe në anën sociale”, tregon studentja Bontu Guschke.
Shpejt të rinjve iu bë e qartë se duhet t’i kushtoheshin temës së azilit. “Ideja jonë e parë ishte të ofronin kurse gatimi që jepeshin nga azilkërkues”. Plani u fshi shpejt, sepse me këto kurse ne do të kishim arritur fare pak njerëz. Në fund na erdhi ideja e librit të gatimit.
Pika e parë e kontaktit për sipërmarrësit e rinj studentë ishte kampi i refugjatëve në sheshin Oranien në Berlin-Kreuzberg. Prej më shumë se një viti azilkërkuesit kanë ngritur këtu çadrat e tyre, të paligjshme, por që tolerohen nga qeveria e qarkut. Ata dëshirojnë të tërheqin vëmendjen për gjendjen e keqe të refugjatëve në Gjermani dhe në Evropë.
“Ne kemi biseduar me nga pesë deri gjashtë orë me njerëzit, i kemi njohur ata me të vërtetë dhe u kemi treguar pastaj për projektin tonë”, përshkruan Guschke takimet e para. Rezonanca ishte kryesisht pozitive. “Që ditën e parë kemi pasur gjashtë vetë që dëshironin të merrnin pjesë”.
Tajuddin Shaikh, kuzhinieri amator nga Pakistani, ka fituar miq të rinj përmes librit.
Njëri prej atyre që ka dhënë receta është pakistanezi Tajuddin Shaikh. Ai jeton prej shtatë muajsh në një strehimore refugjatësh në Berlin. Kuzhinieri amator qe menjëherë entuziast për idenë e librit të gatimit. Receta e tij për chicken karahi me paratha, thotë ai, është njëlloj si në vendlindjen e tij, me xhenxhefil, koriandër dhe shafran indie. Kësaj ai i kushton rëndësi të madhe. Po në restorantet indopakistaneze në Gjermani kuzhina zakonisht i është përshtatur shijes gjermane.
Të gatuarit e ka mësuar nga gastronomët profesionistë në atdheun e tij. Në dasma dhe parti ai gjithmonë ka biseduar me ta dhe i ka parë se si punojnë. Kështu ai ka mundur të mësojë shumë në lidhje me ushqimin pakistanez, erëzat dhe gatimin. Shaikh nuk e di ende nëse do të lejohet të qëndrojë në Gjermani.
“Momentalisht unë kam një leje qëndrimi deri në mars”, tha Shaukh.
Më pas do të merret sërish vendimi. Për arsyet e ikjes së tij nga Pakistani ai tregon shumë pak. Ai ka qenë biznesmen dhe ka pasur probleme. Atij i është dashur të shohë se si është vrarë një koleg i tij. Pastaj ai është larguar nga vendi.
„Chicken karahi me paratha», një gjellë pakistaneze me xhenxhefil, koriandër dhe shafran indie.
Kontakte me gjermanët thuajse nuk ka fare, vetëm për studentët e rinj që kanë bërë librin e gatimit. Ata janë bërë miq të vërtetë dhe do ta ndihmonin atë, edhe po të ketë nevojë të kërkojë një apartament banimi.
Përveç ndihmës personale, studentët nga Berlini dëshirojnë të bëjnë edhe diçka në përgjithësi për refugjatët. Nga çdo libër i shitur 2.50 euro shkojnë si donacion për organizatën “Pro Asyl”. Gati një mijë euro janë mbledhur tashmë. Të ardhurat e tjera do të shërbejnë si kapital fillestar për projekte të tjera sociale.
Nëse Shaikh do të lejohet të qëndrojë në Gjermani, ai do të hapte me dëshirë një restorant.
“Nëse më jepet ndihmë që të qëndroj në këmbët e mia, unë do t’ia kthej Gjermanisë atë që më është ofruar këtu”.
Në restorantin e tij do të gatuhej, pastaj sigurisht vetëm sipas recetave origjinale pakistaneze
/DW& albinfo.ch/
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve