Muzikë
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje”
Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative, filma për fëmijë etj.
Më 30 maj 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Renens Village (Kantoni Vaud) do të mbahet festa “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje”, një aktivitet dedikuar fëmijëve shqiptarë në diasporë, i organizuar nga Swiss Albania Event, në mbështetje të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative, filma për fëmijë, libra shqip si dhe ndarjen e çmimeve për fituesit e konkursit artistik.
Pjesë e programit do të jetë edhe SHKA “Ilirët”, e cila do të prezantohet me grupin e valltarëve të vegjël dhe adoleshentëve, duke performuar valle folklorike shqiptare dhe duke sjellë në skenë ngjyrat e traditës dhe kulturës shqiptare.
Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të familjeve shqiptare në Zvicër, në një ditë që synon të bashkojë fëmijët përmes artit, kulturës, gjuhës dhe kujtesës për rrënjët shqiptare
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Maj 2026
- Ora12:00
- LokacioniRenens (VD)
- Data e përfundimit30 Maj 2026 - 18:00
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













