Kosova
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë
Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se një zog hyri në njërin nga motorët.
Një fluturim i kompanisë EasyJet, i planifikuar nga Prishtina drejt Berlinit, është detyruar të kryejë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi dyshohet se një shqiponjë ka goditur njërin nga motorët e avionit menjëherë pas ngritjes, transmeton albinfo.ch.
Sipas një pasagjeri që ndodhej në bord, shqiponja dyshohet se hyri në motor, duke shkaktuar dëmtim të turbinës. Pas incidentit, avioni qëndroi rreth 20 minuta në ajër, ndërsa ekuipazhi vendosi ta rikthente në mënyrë të sigurt në aeroportin e nisjes.
Avioni u ul pa incidente, ndërsa fluturimi drejt Berlinit u anulua.
Pasagjeri ka vlerësuar profesionalizmin e pilotit dhe ekuipazhit, duke theksuar se situata u menaxhua me qetësi dhe se ulja u realizua në mënyrë të sigurt.
Deri më tani, kompania EasyJet dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e incidentit./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën












