Lajme
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë
Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo avion
Kolona në Gotthard, rregulla të reja për aeroportin e Cyrihut dhe çmime më të larta të biletave ajrore
Sezoni i pushimeve verore ka nisur dhe autoritetet zvicerane u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë me kujdes udhëtimet e tyre. Pavarësisht nëse udhëtoni me makinë, tren apo avion, ka disa ndryshime dhe këshilla të rëndësishme që duhet t’i keni parasysh, përcjell albinfo.ch.
Kolona të gjata në tunelin e Gotthardit
Si çdo verë, trafiku më i rënduar pritet në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit, rruga kryesore që lidh Zvicrën me Ticino-n dhe Italinë.
Fundjavat pritet të jenë periudhat më problematike, me kolona të gjata dhe pritje që mund të zgjasin disa orë.
Klubi Zviceran i Automobilistëve (TCS) rekomandon përdorimin e autostradës A13 përmes kalimit San Bernardino si alternativë. Megjithatë, edhe kjo rrugë mund të mbingarkohet gjatë ditëve me fluks të madh. Alternativa të tjera janë kalimet alpine Gotthard, Grimsel, Nufenen, Simplon dhe Great St. Bernard për udhëtarët që vijnë nga Zvicra perëndimore.
Mos harroni ngjitësen “CH” dhe vinjetën
Automjetet e regjistruara në Zvicër që udhëtojnë jashtë vendit duhet të kenë të vendosur në pjesën e pasme shenjën dalluese “CH”, sipas legjislacionit në fuqi.
Ndërsa drejtuesit e automjeteve që hyjnë në Zvicër duhet të kenë vinjetën e autostradës për vitin 2026, në version fizik ose elektronik. Ajo kushton 40 franga dhe mund të blihet në pikat kufitare.
Më shumë destinacione me tren
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) vazhdojnë të ofrojnë lidhje të drejtpërdrejta me disa qytete evropiane.
Nga Cyrihu nisen çdo ditë trena direkt për Venecia dhe Firence, ndërsa linja për Firencen vazhdon deri në Rimini, duke ofruar qasje të drejtpërdrejtë në bregdetin e Adriatikut.
Nga Gjeneva mund të udhëtohet pa ndërrim treni drejt Aix-en-Provence, Marsejës dhe Antibes në Francë.
Aeroporti i Cyrihut lehtëson kontrollet e sigurisë
Pas instalimit të skanerëve të rinj, pasagjerët në Aeroportin e Cyrihut mund të mbajnë deri në dy litra lëngje në bagazhin e dorës.
Po ashtu, nuk është më e nevojshme të nxirren pajisjet elektronike apo shishet e lëngjeve gjatë kontrollit të sigurisë, duke e bërë procesin më të shpejtë.
Biletat e avionit janë bërë më të shtrenjta
Në anën tjetër, pushimet me avion këtë verë do të kushtojnë më shumë. Rritja e çmimit të karburantit për avionët, e lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme, ka bërë që kompanitë ajrore të rrisin tarifat.
Sipas platformës Comparis, çmimet e biletave ajrore janë aktualisht deri në 77 për qind më të larta krahasuar me pesë vjet më parë.
Për të ulur kostot, kompanitë ajrore kanë reduktuar disa linja dhe pritet të ketë më shumë anulime fluturimesh.
Destinacione të reja nga Zvicra
Pavarësisht shtrenjtimit të biletave, kompanitë SWISS dhe Edelweiss kanë shtuar disa destinacione në orarin veror 2026.
Mes tyre është linja e re Cyrih–Delhi, si dhe rritja e numrit të fluturimeve drejt qyteteve si Málaga, Alicante, Stokholm, Athinë, Maltë, Porto, Palma de Mallorca, Palermo, Nice, Selanik dhe Venecia.
Për ata që planifikojnë pushimet, këshilla kryesore mbetet planifikimi i hershëm i udhëtimit për të shmangur kolonat në rrugë dhe për të siguruar bileta me çmime më të favorshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër













