Kosova
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht
Shqiptarja nga Kosova, Aroma Lushaku, ka shënuar një sukses të rëndësishëm akademik në Danimarkë, duke përfunduar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare me specializim në Studimet Globale të Refugjatëve, transmeton albinfo.ch.
25-vjeçarja, e cila jeton në Danimarkë që nga fëmijëria, u largua nga Kosova së bashku me familjen e saj për shkak të luftës. Ajo u rrit në Herning, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Aalborgut në drejtimin Gjuhë Angleze dhe Studime Ndërkombëtare. Studimet master i përfundoi në Kopenhagë.
Tema e punimit të saj të masterit iu kushtua luftës në Kosovë dhe kujtesës kolektive të saj, duke trajtuar ndikimin që konflikti vazhdon të ketë te brezat që e përjetuan dhe te ata që trashëgojnë kujtimet e tij. Punimi u vlerësua me notën maksimale dhe u konsiderua një kontribut i rëndësishëm akademik mbi historinë, identitetin dhe qëndrueshmërinë e popullit shqiptar.
Përmes këtij hulumtimi, Aroma Lushaku synon të ruajë kujtesën historike dhe të ndërtojë ura mes brezave, duke theksuar rëndësinë e njohjes së së kaluarës për ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të bashkuar./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë











