Kosova
BE-ja: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të ecur drejt integrimit
Zyrtarët evropianë theksojnë se vetëm me institucione funksionale Kosova mund të përfitojë nga zgjerimi i BE-së, Plani i Rritjes dhe fondet e IPA-s.
Bashkimi Evropian ka përsëritur se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar nga mundësitë që ofron procesi i zgjerimit të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Ky mesazh u dha gjatë takimit mes shefes në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, dhe Drejtoreshës për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit, BE-ja vlerëson se institucionet funksionale janë thelbësore që Kosova të përfitojë plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit, si dhe nga Plani i Rritjes dhe Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Superti do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile për të diskutuar procesin e integrimit evropian të vendit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












