Integrimi
Emigranti shqiptar shpëton foshnjën e braktisur
44-vjeçari shqiptar, Zef Marku ka treguar se si ka shpëtuar foshnjën e braktisur në Bresha të Italisë, kurse në spital ku kishte lindur i kishin vënë emrin Maria Lucia
Shqiptarët në Itali nuk janë të njohur vetëm për vepra të këqija, por edhe për vepra bamirësie.
44-vjeçari shqiptar, Zef Marku ka treguar se si ka shpëtuar foshnjën e braktisur në Bresha të Italisë, kurse në spital ku kishte lindur i kishin vënë emrin Maria Lucia, raporton “TCH”.
Ai ka rrëfyer se për të do të mbetet një ditë e paharruar dhe plot emocione. Fillimisht një kalimtar e pati lajmëruar se pranë ndërtesës ku punonte dëgjohej një zë, ndoshta një mace e braktisur, përcjell albinfo.ch.
Ai rrëfen se sikur kishte një parandjenjë dhe ka vrapuar jashtë ku në një kuti në vend të maces gjeti një foshnjë të mbështjellë me peshqirë. Nga frika e të ftohtit ai ka mbështjellë beben me një batanije dhe e ka futur brenda dhe më pas ka lajmëruar urgjencën.
Foshnja, dy kilogramë e gjysmë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani karabinierët po kërkojnë prindërit, të cilën do të përballen me akuza që braktisën fëmijën.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














