Kosova
Engel: BE, liberalizoni vizat tani e jo më 2020
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se tani është koha për BE-në t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve dhe jo viti 2020
Kongresisti amerikan, Eliot Engel është deklaruar për ushtrinë e Kosovës, taksën ndaj Serbisë dhe liberalizimin e vizave.
Ai vlerësoi se shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë në Kosovë, duke përmendur këtu edhe formimin e ushtrisë së Kosovës.
Engel në një deklaratë dhënë për rtv21, e drejtoi gishtin nga Serbia duke thënë se është i zemëruar me të, pasi ajo nuk po i përmbushë premtimet që i ka bërë dhe po tenton ta bllokojë Kosovën.
“Gjithmonë ua dedikojë dashurinë dhe energjinë njerëzve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë, me theks të veçantë në Kosovë. Pas disa vitesh, ata arritën ta krijojnë ushtrinë e tyre në Kosovë, mendoj se është një hap i rëndësishëm dhe shumë i mirë për të vazhduar përpara. Mendoj që secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe Kosova nuk është ndryshe nga vendet e tjera”, tha kongresisti amerikan, përcjell albinfo.ch.
Eliot Engel gjithashtu mbështeti edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë.
“Unë e përkrahi të drejtën e Kosovës për t’i vendosur këto tarifa, të drejtën e kryeministrit për t’i vendosur këto taksa, sepse nuk besoj që Serbia po i përmbush premtimet e saj që i ka bërë. Jam shumë i zemëruar me faktin se sa herë që Kosova po tenton të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Serbia po tenton ta bllokojë. Kjo ndodhi me INTERPOL-in, dhe ndodhi edhe me organizatat tjera”, u shpreh ai.
Engel tutje tha se Serbia duhet të dëshmojë njëherë paqen, sepse sipas tij Kosova po e dëshmon kohë pas kohe.
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se tani është koha për BE-në t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve dhe jo viti 2020.
Miku i shqiptarëve në fund tha se shpreson se së shpejti do të vijë në Kosovë “kur zyrtarisht do ta hapim ndërtesën e re të Ambasadës amerikane në Kosovë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë