E-Diaspora
“Engjëlli” i Destan Gashit në “Pallatin Liehchtestein” të Vjenës
“Engjëlli” vendoset në pjesën më shumëngjyrëshe në hapësirat hyrëse të pallatit mbretëror me histori 400-vjeçare. Skulpturën e punoi në atelien e tij në Himberger. Tani pritet leja e gazetarëve për vizitë hapësirave me pamje madhështore.
Pallati Liehtestein është njëri nga më atraktivët në Vjenë, afër Burgtheatrit dhe Volkstheatrit, ndër më të njohurit e qytetit, ku ishte vendosur familja mbretërore. Ai vlerësohet si ndërtimi artistik më i rëndësishëm i tipit Barok në Austri. Pas renovimit të gjatë dhe të shtrenjtë, pallati ka fituar shkëlqimin e origjinës që e bën atë të famshëm dhe atraktiv për vizitë të turistëve të shumtë nga e gjithë bota. Muret dhe dyshemetë e kateve sipër dallohen me punimet e tipit barok Neorokoko, me mobilim origjinal dhe me parket Mishel Thoenet, me pamje në lidhshmëri harmonike epokash.
Pallati zakonisht mund të vizitohet pas një paraqitjeje paraprake dhe është vend ekspozitash të rralla. Kopshti i tij është i veçantë, karakteristik për ato mbretërore, me gjelbërim e vepra arti nga më të shtrenjtat (edhe milionëshe), skulptura nga mermeri të rralla dhe të shtrenjta në botë. Njëra nga veprat tani aty e mban vulën e artistit tonë të njohur Destan Gashi. Skulptura “Engjëlli”, e punuar me mjeshtëri nga dora mjeshtërore, do të jetë përballë hyrjes së Pallais Liehchtestein në shërbim të kënaqësisë së vizitorëve nga i gjithë globi. Vetëm gjatë këtij viti Vjenën e kanë vizituar 12 milionë turistë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












