Lajme
Epoka e fluturimeve të lira ka përfunduar, duhet përgatitur për çmime të larta
Tarifat mesatare të linjës ajrore do të rriten afërsisht me 50 euro gjatë 5 viteve të ardhshme
Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”, Michael O’Leary deklaroi se epoka e fluturimeve të lira ka përfunduar dhe se njerëzit duhet të përgatiten për çmime më të larta biletash për avionët.
Duke përmendur rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve, O’Leary shton se tarifat mesatare të linjës ajrore do të rriten afërsisht me 50 euro gjatë 5 viteve të ardhshme.
Megjithatë, ai është i sigurt se njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht rritjes së kostove.
“Nuk ka dyshim se tarifat tona promocionale vërtet të lira, një euro, tarifat 0.99 euro, madje edhe tarifat 9.99 euro nuk do t’i shihni në vitet e ardhshme”, tha O’Leary, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Rritja e çmimit të karburantit që po ngre kostot e biletave të avionit, po rrit gjithashtu faturat e energjisë shtëpiake, duke reduktuar të ardhurat e njerëzve. Por shefi i linjës ajrore shprehet se pavarësisht kësaj, ai pret që klientët të kërkojnë opsione me kosto më të ulët në vend që të shkurtojnë fluturimet.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens











