Portrete të firmave
ERA Clean pastron shtëpitë e mërgimtarëve në Kosovë
Me ERA clean ju keni një adresë të sigurt për mirëmbajtjen e shtëpisë apo banesës tuaj, atëherë kur ju kaloni pushimet në vendlindje
Të gjithë e dimë që pjesa dërmuese e shtëpive të bashkatdhetarëve tanë në Kosovë hapin më së shumti dyert në muajt e pushimeve verore. Koha kur shumë bashkatdhetarë kthehen për pushime në vendin e tyre është e limituar dhe ata duan të shohin e të dalin, mundësisht pa humbur kohën duke pastruar e larë shtëpitë e mbuluara nga pluhuri i vetmisë.
Mirëpo për këtë nevojitet gjithmonë një partner i besueshëm që trajton klientin si mbret e pronën sikur të ishte e tij. Me ERA clean ju keni një adresë të sigurt për mirëmbajtjen e shtëpisë apo banesës tuaj, atëherë kur ju kaloni pushimet në vendlindje.
ERA clean është biznes familjar dhe është themeluar në prill të vitit 2020, në kohë të vështirë-në kohë pandemie. Ajo posedon makinat më të sofistikuara dhe ofron shërbime cilësore, duke marrë shembuj e përvojë pune zvicerane.
“Kjo ishte edhe njëra nga idetë kryesore pse ERA clean ofron Pastrimin Gjeneral ose edhe mirëmbajtjen e shtëpive apo banesave. Sepse, kemi staf profesional që ndjek standardin zviceran të punës dhe shërbimeve”, tregon K. Ajvazi, i cili trajnon stafin e tij ashtu që klienti të marrin shërbime cilësore.
Por, ku operon kjo kompani dhe çfarë shërbimesh ofron?
ERA clean operon në Prishtinë, por pastrimet gjenerale të shtëpive dhe banesave i kryen në tërë Kosovën. Era është një biznes familjar, i cili drejtohet nga dhe I. Ajvazi-Neziraj dhe K. Ajvazi (motër dhe vëlla), ky i fundit jeton dhe punon në Zvicër.
“Me ne, shtëpitë apo banesat janë më se të sigurta. Ne jemi një kompani me staf familjar, ku besnikëria dhe korrektësia është mbi të gjithat”, thekson P. Ajvazi, menaxheri i kompanisë.
ERA clean ofron këto shërbime:
Pastrime gjenerale të shtëpive, banesave apo zyrave,
Pastrime të divaneve, karrigeve dhe dyshekëve,
Pastrim profesional të tepihëve.
ERA kompani është ‘shpëtim’ për mërgimtarët, thotë themeluesi i kompanisë.
ERA clean mund ta kontaktoni në +383 (0) 48 400 777
eraclean.ks ERA clean
/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot
















