Lajme
Era shemb skenën e festivalit në Spanjë, vdes një e plagosen dhjetëra
Festivali që ishte planifikuar të zgjaste deri të dielën, tani është pezulluar.
Erërat e forta në Spanjë kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e 17 të tjerëve. Erërat shemben pjesë të një skene në një festival të njohur të muzikës elektronike.
Festivali që ishte planifikuar të zgjaste deri të dielën, tani është pezulluar, përcjell Albinfo.ch.
Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit, duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë.
Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit në orët e para të së shtunës.
Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h.
“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo”./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens











