Shqipëria

Erdogan në konferencë me Ramën: E mbajtëm fjalën, ndërtuam spitalin e Fierit për 3 muaj

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ky i fundit e fitoi bastin me shqiptarët pasi ndërtoi spitalin në Fier, përcjell albinfo.ch.

Ai përmendi edhe projekte të tjera, të cilat Turqia do t’i bëjë në Shqipëri, përfshirë edhe Universitetin Teknik, një ndër më prestigjiozit.

Rama bëri edhe shaka me Erdogan, duke i thënë se nuk i mbetet qejfi që turqit nuk po shkojnë në Antalia për turizëm, por në Shqipëri.

Ndër të tjera, u përmend edhe marrëveshja e patentave, ku Turqia tashmë njeh lejet e drejtimit të qytetarëve shqiptarë.

“Faleminderit për fjalët, të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëj një sqarim, që ne nuk kemi vënë bast për spitalin, se bastet në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në shqipërim lejohen vetëm online. Unë e mbaj mend që ju kam thënë që nuk vë bast, por shqiptarët e dinë se fjala e tij u tha, u bë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët.

Për këtë ë dua t’ ju falënderoj për mikpritjen. Besoj që sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë, shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të harrojmë tri gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare, falë jush dhe qeverisë suaj, Kosova u njoh si Republikë e pavarur pak minuta pasi Parlamenti shpalli pavarësinë, e dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja jashtëzakonisht të rëndë, ju ishit i pari që komunikuar me mua.

Aty më thatë se Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm dhe morët iniciativën publike për fillimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja, dhe e treta kur Shqipëria populli së bashku me popujt e Ballkanin Perëndimor u ndjemë si peshku pa ujë, momenti kur bota u godit nga corona dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizorëve fillimin e vaksinimit në Evropë, nëse nuk do të ishte Turqia dhe nëse nuk do të ishit ju personalisht, kushedi sa njerëz do të kishin humbur jetën. Këto momente janë mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen kurrë. Ju përmendët spitalit, por përpos tij që e ndritët në një rekord, nuk është ky rekordi i vetëm i juaji.

Ajo që është më e rëndësishme është që ai spital është një pikë referimi gjithnjë më i dëshiruar për ata që kërkojnë kurim. Na vjen mirë që shohim progres me angazhimin e fondacionit “Marif” në Shqipëri, por mezi presim që të materializohet projekti që do të sjellë Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë, një xhevahir i ekselencës turke në arsim. Kemi bërë progres dhe jemi në vullnet të plotë për të bërë më shumë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jam shumë i kënaqur që përveçse vitin e shkuar Shqipëria arriti numrin rekord në turizëm, nga qytetarët turq u rrit me 30%. Unë jam i bindur që ju nuk mërziteni që turistët turq nuk shkojnë në Antalia, por vijnë në Shqipëri. Faleminderit për lejet e drejtimit që ju i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë, por e mirëkuptoj vonesën”, u shpreh Rama.