Shqipëria
Erdogan: Për 6 muaj deri në një vit do ta kryejmë ndërtimin e banesave
Presidenti Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më shumë se gjysmën e fjalës së tij ia dedikoi apelit për të ndihmuar Shqipërinë
Nga konferenca e investimeve organizuar nga qeveria turke me pjesëmarrjen e vendeve të konferencës islamike, presidenti Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më shumë se gjysmën e fjalës së tij ia dedikoi apelit për të ndihmuar Shqipërinë. Në një prononcim ekskluzivisht për Top Channel, presidenti Erdogan tregoi se kur do të mbarojnë së ndërtuari 500 shtëpitë e premtuar nga ai për të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit.
Muhamed Veliu- I nderuar president. Ju ishit lideri i parë që i ofruat Shqipërisë ndihmë konkrete pas tërmetit, duke premtuar ndërtimin e 500 apartamenteve. Kur do të nisë puna?
Presidenti Erdoğan: … [e padëgjueshme qartë] Ekipet i kemi andej. Jemi në kontakt me ministren e Kulturës së Shqipërisë dhe presim që të vendosin për vendin e ndërtimit që të fillojmë sa më shpejt punimet. …[e padëgjueshme qartë] Një pjesë të ndërtimeve do t’i bëjmë çelik. Brenda 6 muajve, një viti maksimumi do të kryhen ndërtimet. Për shkak të kohës së ftohtë e dimrit, kemi vendosur të dërgojmë çadrat që janë për dimër.
Muhamed Veliu: A besoni se do t’i përgjigjen thirrjes së Kryeministrit edhe vende të tjera?
Presidenti Erdoğan: Kryeministri bëri thirrje, pastaj e përsërita unë edhe një herë. Do ta ndjekim. Shpresoj që do ta marrim edhe prej andej përgjigje pozitive, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës












