Kosova
Erëra të forta në Kosovë, shkaktojnë probleme
Erërat e forta gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme në rajonin e Prishtinës dhe atë kryesisht në përçues elektrikë.
Sipas të dhënave të Qendrës Emergjente, në fshatin Surkish ka pasur këputje të përçuesit elektrik.
Në Llapashticë të Podujevës erërat kanë shkaktuar zjarr në një shtëpi. Përçuesit elektrikë janë këputur edhe në disa fshatra të Drenasit dhe Graçanicës. Erërat, dëme në shtylla elektrike kanë shkaktuar edhe në Istog.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se ekipet janë duke punuar në sanim të dëmeve.
“Kemi dhjetëra shtylla elektrike të rrëzuara nga erërat dhe përçues të këputur. Gjendja më e keqe është në rajon të Pejës, ku kemi pasur 8 prishje. Ekipet i kemi në teren dhe po sanojnë dëmet në kohën më të shkurtë të mundshme. Në regjionin e Prishtinës kemi 4 prishje”, ka deklaruar Buzhala.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













