Shkurt.ch
Erin Brady është zgjedhur “Mis Amerika 2013”
Vajza nga shteti amerikan Konektikatit, Erin Brady, është bartëse e titullit Miss i SHBA-së për vitin 2013
25-vjeçarja ka fituar të drejtën për të marrë pjesë edhe në “Miss Universe”. Përzgjedhja përfundimtare e vajzës më të bukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zhvilluar në natën e së dielës në Las Vegas.
Natën finale të konkursit kandidatët janë përgjigjur zakonisht në çështjet e ndërlikuara nëse do të mbështesin vendimin e Gjykatës së Lartë në SHBA, me të cilin i lejohet policisë për të bërë analizën e ADN-së personave të arrestuar në kuadër të kontrolleve rutinë. Misi i SHBA-së u përgjigj se mbështet vendimin, nëse të burgosurit kryejnë një krim”, raporton Associated Press.
Vajza ka njoftuar tashmë se synon që ditët në vijim të japë dorëheqjen nga kompania ku ajo punon si kontabiliste. Brady së shpejti do të marrë rrugë në turne nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sensibilizuar çështjen e luftës kundër kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës te femrat.
Brady gjithashtu tha se synon të fitojë konkursin Miss Universe, i cili do të mbahet më vonë këtë vit në kryeqytetin rus, Moskë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?