Sport

Erza Muminoviq triumfon me medalje të artë në Kupën Europiane

Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medalje të artë në garën “European Cup Cluj Napoca Rumuni U18”, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se këtë vit, kjo herë ishte “e treta e vërteta” për Erzën.

Erza Muminoviq fitoi pesë ndeshje gjatë kësaj gare, si rezultat i të cilave u nderua me medalje të artë në kategorinë -48 kilogramë.

“Në Rumani ajo sot fitoi plot 5 lufta kundër garueseve nga Turqia, dy kundër garueseve italiane, në gjysëmfinale kundër gjeorgjianes, kurse në finale mposhti rumunen Kovaciu dhe kështu në Rumani, falë xhudos u nderuan e respektuan simbolet e shtetit tonë të ri”, ka njoftuar Kuka, përcjell albinfo.ch.

Gjatë ditës së nesërme në gara do të marrë pjesë edhe xhudistja Fatjona Kasapi, për të cilën Kuka ka uruar një paraqitje sa më të mirë.