Kosova
Escobar përshëndet vendimin e Qeverisë për pronat e Manastrit të Deçanit
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zv.ndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhje të Qeverisë ka deklaruar se ka urdhëruar bartjen e pronave.
E Escobar në konferencë të përbashkët për media në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin.
“Dua të përmend se është shumë i rëndësishëm vendimi i sotëm për Manastirin, ishte i vështirë, por i domosdoshëm. Falënderojmë institucionet për këtë hap”, ka thënë Escobar.
Ai ka thënë se me presidenten e Kosovës ka pasur bisedë të hapur e të sinqertë edhe për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Escobar e ka quajtur Osmanin garantuese kryesore të raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Jemi të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit. Presim dhe e ftojmë Serbinë që të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar. Kemi shumë për të diskutuar për sfidat, përfshirë edhe vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për të gjetur mënyra për të ecur para me dialogun. Këtu përfshihet edhe Asociacioni, por jo vetëm. Siç e përmendi presidentja Osmani, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë për të pasur marrëveshje historike. Ftojmë Serbinë të vazhdojë me zbatimin. Nuk duhet vetëm përpjekja unilaterale e Kosovës dhe marrja e vendimeve të zorshme e të vështira nga ajo, që Marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, ka thënë Escobar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











