Lajme
Escobari, zyrtarisht përfaqësues i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor
Gabriel Escobar është njeriu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka në supe Ballkanin Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai deri tash ka qenë ushtrues detyre i përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, por sot veçse ka marrë zyrtarisht të gjitha përgjegjësitë për këtë pjesë, raporton “Zëri”.
Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, thuhet se Escobari “po punon në dialogun Kosovë – Serbi, që po lehtësohet nga BE-ja, sigurimin për anëtarësimin rajonal (Ballkanin Perëndimor) në BE dhe presionin e udhëheqësve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe respektimin e sovranitetit/integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.
Deri tash Gabriel Escobar është angazhuar prej afër në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të sjellë stabilitet. Ai ka qenë i angazhuar në takimet pas situatës së krijuar me reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













