Jeta në Zvicër
Estermann “devijon” nga SVP: Kërkon natyralizim të lehtësuar për brezin e tretë
“Zvicra nuk bën që njerëzit e caktuar, të cilët këtu jetojnë vetëm prej pesë vitesh t`i natyralizojë me procedurë të lehtësuar ndërsa njerëzit e gjeneratës së tretë t’i trajtojë si plotësisht të huaj"
Yvette Estermann është deputete e SVP/UDC-së në Parlamentin e Zvicrës. Ndonëse vet ka ardhur nga Sllovakia dhe prej kohësh ka pasaportë zvicerane, ajo njihet si njëra ndër përfaqësueset e vijës së ashpër ndaj të huajve, në këtë parti, të njohur po ashtu për qëndrim të fortë në këtë raport.
Por, siç shkruan blick.ch, Estermann ka sfiduar kësaj radhe bashkëpartiakët e saj duke lobuar për lehtësimin e natyralizimit të të huajve të gjeneratës së tretë.
Për këtë lehtësim të mundshëm, zviceranët do të votojnë në referendumin që mbahet më 12 shkurt 2017, transmeton albinfo.ch. Pasi që të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës e kanë miratuar natyralizimin e lehtësuar, për këtë duhet të vendosë populli, pasi që ky akt duhet të futet pastaj në kushtetutën e vendit. Çështja konkrete e cila do të votohet është ajo nëse do të përfitojnë nga natyralizimi i lehtësuar ata të huaj të gjeneratës së tretë të cilët kanë pasur së paku njërin gjysh/gjyshe me leje qëndrimi në Zvicër.
Sipas ligjit ende në fuqi, për natyralizimin e të huajve vendosin kantonet, kështu që ka dallime në rregullimin e kësaj çështjeje.
SVP në parlament ka luftuar me vendosmëri kundër lehtësimit të marrjes së pasaportës zvicerane nga të huajt e brezit të tretë. Me një përjashtim eminent: deputeten Estermann e cila ka votuar në favor të lehtësimit.
“Zvicra nuk bën që njerëzit e caktuar, të cilët këtu jetojnë vetëm prej pesë vitesh t`i natyralizojë me procedurë të lehtësuar ndërsa njerëzit e gjeneratës së tretë t’i trajtojë si plotësisht të huaj, përcjell albinfo.ch. Kjo gjë për mua nuk shkon”, ka thënë ajo.
Vetë Estermann e cila ka ardhur në vitin 1993 nga Bratislava e Sllovakisë, e ka marrë shtetësinë zvicerane vetëm 5 vite pasi ka ardhur në Zvicër, si grua e një zvicerani, duke përfituar pra nga natyralizimi i lehtësuar.
Edhe pse ka shprehur qëndrimin në favor të iniciativës të cilën e kundërshton partia e saj, ajo nuk do të marrë pjesë në fushatë. Estermann do ta shprehë qartë mendimin e saj, por nga respekti për grupin e saj parlamentar do të heq dorë nga fushata. Por ndërkaq ajo thotë: në rast se iniciativa për lehtësim të natyralizimit fiton në votim, atëherë duhet filluar të mendohet që një lehtësim i tillë të kërkohet edhe për gjeneratën e dytë!
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













