Lajme
Euro kap rekordin historik
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/08/money-g29bec83b8_1920.jpg)
Monedha europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të premte 108.4 lekë, në kursin e Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbehen nën 101 dhe 126.6 lekë.
Është e natyrshme që me fillimin e sezonit veror, të ketë luhatje në rënie të monedhave të huaja, por oferta e monedhës europiane është tepër e lartë, duke e zhvlerësuar euron me 10% në raport me qershorin e kaluar.
Me këtë tendencë, operatorët në treg thonë se rënia e euros do të vazhdojë dhe të prekë rekorde të reja për këtë vit.
Përveç prurjeve valutore që besohet se do të jenë në nivelet më larta historike, paralelisht forcimi i lekut mund të jetë ndikuar edhe nga politika shtrënguese monetare dhe fiskale, që kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së ofertës së monedhës vendase krahasuar me vitet e mëparshme.
Kjo situatë po favorizon gjithnjë e më shumë ato subjekte që kanë shpenzime në euro dhe të ardhura në lekë, ku përfshihen sidomos importuesit, qeveria shqiptare dhe huamarrësit e tjerë privatë.
Forcimi i lekut në teori duhet t’i bëjë më të lira importet dhe të japë një efekt pozitiv në nxitjen e konsumit privat. Gjithashtu, leku më i fortë ul barrën e borxhit në monedhën europiane dhe lehtëson buxhetet nga shpenzimet për pagesën e kësteve të huave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n