Lajme
Euro nuk e ndal rënien
Monedha e përbashkët ka shfaqur tendencë rënëse përgjatë gjithë kësaj jave në tregun e brendshëm valutor, pas rritjes së lehtë që shënoi javën e kaluar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye ditën e sotme me 106.44 lekë, nga 107.6 lekë që u mbyll kursi të premten e një jave më parë, kur monedha e përbashkët u forcua përkohësisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që bleu rreth 15 milionë euro valutë me qëllim plotësimin e rezervës së saj valutore.
Në raport me ditën e mëparshme, euro ra me 0.30 lekë.
Rënia e euros në tregun e brendshëm është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i saj në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët u këmbye me 1.084 dollarë, nga gati 1.1 dollarë që ishte një javë më parë, teksa monedha e gjelbër u ndikua nga përmirësimi i treguesve të ekonomisë së SHBA-së.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme











