Lajme
Eurodeputetët: Hiqni tarifat roaming për Ballkanin Perëndimor
Një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Europian i ka kërkuar KE-së që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në Zonën e Roamingut pa pagesë.
Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, eurodeputetët theksojnë se vendet e rajonit “partnere të besueshme të bllokut europian” dhe se me rekomandimin e Komisionit në tetor për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë e Hercegovinës, u shënua “një tjetër moment historik” në politikën e zgjerimit të unionit.
“Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje KE-së që të paraqesë sa më shpejt një udhërrëfyes të qartë, i cili t’u japë fund tarifave shtesë të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që zona e Roamingut të lirë të zgjerohet për të mirën e qytetarëve evropianë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në letër.
“Ndërsa ju keni mbështetjen tonë të plotë për këtë përpjekje, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj dtejt një rajoni tjetër europian që meriton të përfitojë nga roaming falas, përkatësisht vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Thomas Waitz, eurodeputet dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Europiane.
“Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut me BE-në, e do të ndihmojë gjithashtu pengesat e përditshme që hasin qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Europian BE, për shkak të tarifave të shtrenjta të roaming”, shtoi ai.
Në vitin 2017, Bashkimi Europian njoftoi se po shqyrtonte uljen e tarifave të roaming për Ballkanin Perëndimor, pas thirrjeve nga vendet kandidate për të hequr tarifat. Korrikun e vitit te kaluar u hoqën tarifat roaming vetem brenda vete vendeve të Ballkanit Perëndimor./TCH
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











