Lajme
Eurodeputeti Mandl punëson në zyrën e tij në Bruksel një student shqiptar nga Austria
Raimond Nrecaj, student i drejtësisë në Graz është punësuar për dy muaj në zyrën e Lukas Mandl në Parlamentin Evropian në Bruksel
Ai nuk rresht së foluri mirë për shqiptarët sa herë që i jepet mundësia. Tash e sa vite, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl është zëri i shqiptarëve në Parlamentin Evropian. Sa herë që të hapet tema e Kosovës në Parlamentin Evropian, ai me ngulm kërkon që qytetarët e Kosovës të gëzojnë sa më shpejt të drejtën e liberalizimit të vizave, shkruan albinfo.at.
Por, jo vetëm kaq. Mandl, që është edhe kryetar i Shoqatës “Miqësia Austri – Kosovë” është gjithmonë në kontakt edhe me komunitetin shqiptar në Austri. Lidhja e tij me komunitetin tonë dhe popullin shqiptar në përgjithësi ka bërë që edhe në zyrën e tij në Bruksel t’ia japë mundësinë e punësimit për praktikë një studenti shqiptar.
Raimond Nrecaj, student i drejtësisë në Graz është punësuar për dy muaj në zyrën e Lukas Mandl në Parlamentin Evropian në Bruksel, transmeton albinfo.at postimin e eurodeputetit.
Lajmin bashkë me fotografi e ka shpërndarë vet, miku i shqiptarëve.
„Sot është dita e parë e praktikantit tim më të ri në zyrën, në Bruksel. Raimond Nrecaj studion për drejtësi në Graz dhe është i angazhuar me Federalistët e Rinj Evropianë.
Ekipi im dhe unë do ta mbështesim atë në dy muajt e ardhshëm në Bruksel. Gëzohem shumë, për bashkëpunimin tonë”, shkruan në gjuhën gjermane përbri fotos, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












