Ekonomi
Euroja kushton përsëri Fr. 1.20 – kjo është (akoma) në rregull kështu
Tre vjet pas braktisjes së kufirit të kursit të këmbimit, goditja e frangut është tejkaluar teknikisht. Politika monetare e pavarur ka rezultuar e drejtw. Në periudhën afatmesme, franga duhet të bëhet më e fortë përsëri, shkruan fillimisht "NZZ".
Kur Banka Kombëtare e Zvicrës vendosi papritur të heqë dorë nga politika e saj e ndalimit të forcimit të monedhës së vet kombëtare Franga Zvicerane poshtë kuotës 1.2 franga për euro, brenda pak orësh u bë dallimi i madh 1.05 franga ishin të barabarta me 1 euro. Atëkohë shumë zviceranë e mirëpritën vendimin, por pas tre vitesh ka ndodhur kthesa e papritur: të enjten mbrëma euroja ka vlerën magjike të 1.20 frangave. Pasi ekonomia zvicerane është bërë mjaft e përshtatshme dhe e suksesshme nëpërmjet “shokut të frangës”, kompanitë e eksportit mund të presin shifra më të larta nga mbulesat dhe të ardhurat. Por kjo nuk vlen për vetë zviceranët e zakonshëm, që kryejnë pushime jashtë shtetit – megjithatë sektori i turizmit vendor gëzohet. Konjuktura zvicerane do të frymëzojë në fakt të dyja efektet e frangut të dobët.
Pritshmëritë e kundërta
Historia na mëson: ndryshimi fleksibil i kursit mundet të dobësoje ndjeshëm vlerën fundamentale në kohë të gjata. Me futjen në sistem të kursit minimal frangu e kishte detyrë të ishte i fortë, sepse shumë investorë kishin dyshime strukturore në lidhje me qëndrueshmërinë e zhvillimeve në Eurozonë, kështu që ata kishin frikë nga kriza e borxheve dhe trazirave të mëdha në Eurozonë dhe në fund me të drejtë prisnin që BQE të merrte një politikë shumë më ekspansioniste sesa SNB.
Ndërkohë situata ka ndryshuar së prapthi. Në Eurozonë janë shenjat e ngritjes. Franga e dobët ndodhet karshi një euro të fortë. Nga BQE pritet, që ajo të zhvendosë gradualisht programin e saj lehtësues monetar dhe të ndjekë rritjen e normës së kamatave që ka filluar tashmë në SHBA. E dyta, Banka Kombëtare Zvicerane tani është duke pritur situatën e relaksuar pas ndërhyrjeve të këmbimit valutor, por deri më tani ka treguar pak prirje për të ndryshuar kursin e saj ekspansionist duke rritur normat e kamatës përpara se BQE ta bëjë këtë. Për investitorët zviceranë, është bërë më e pranueshme që të investojnë paratë e tyre në zonën e euros. Investitorët europianë kanë pak nxitje për të bërë të njëjtën gjë në franga.
Gjeopolitika e pasigurtë mbi politikën e tregtisë së lirë me SHBA-në dhe Kinën ose zhvillimet në Korenë e Veriut, në fakt ekzistojnë, por ata nuk luajnë rol të madh në kursin e këmbimit mes frangës dhe euros. Në fakt franga ishte në linjë të parë dhe e sigurtë, nëse kishte pasiguri mbi Europë dhe shumë pak nga ngjarjet politike botërore. Tani monedha zvicerane gjithmonë bëhet më e dobët dhe më e dobët.
Jo përgjithmonë
Do ishte vërtet rrezik, nëse kjo do vazhdonte përgjithmonë kështu. Kjo sepse në tre vitet e fundit inflacioni ka qenë më i lartë jashtë sesa në Zvicër. Andaj 1.20 franga janë më shumë sesa përpara tre vitesh.
Në kohë afatgjate, franga tani është me vlerë korrekte. Ekonomia po ecën me shpejtësi të plotë për kushtet e Zvicrës: në tregun e punës, sidomos të papunët tashmë janë të pakët. Edhepse inflacioni ka shënuar rritje, ajo është 0.8 përqind këtë vit. Pyetja është, sa do zgjasë kjo? Në çdo rast, franga e dobët do të rrisë presionin mbi nivelin e çmimeve nëpërmjet rritjes së çmimeve të importit dhe pagat mund të fillojnë përsëri të rriten.
Prandaj, është e pashmangshme që do vijë reagimi nga Banka Kombëtare Zvicerane. Rreziku sot është se ajo pret gjatë dhe pastaj duhet të ndërhyjë gjithnjë e më tepër. Sido që të jetë, franga ashtu ose kështu duhet të forcohet përsëri. Mundësisht më parë, për shkak se pritjet po ndryshojnë paraprakisht ose për shkak se e ardhmja e eurozonës po shikohet sërish me kritika. Rimëkëmbja në BE është e brishtë dhe shumë nga problemet strukturore ekonomike dhe politike të euros mbeten të pazgjidhura.
Politika e pavarur monetare është rruga e drejtë
Pas tre viteve të mira të forcimit të frangut zviceran mund të përfundohet: vendimi i atëhershëm ishte e drejta e vetme. Zvicra dhe ekonomia e saj përfitojnë nga politika e pavarur monetare dhe mund të vijojë në këtu rrugë, perdërisa tronditjet nuk janë aq të mëdha. Detyrë e Bankës Kombëtare Zvicerane mbetet vetëm të vërtetojë, që di të shfrytëzojë avantazhet e politikës së pavarur monetare – kur bëhet fjalë për normalizim dhe kur bëhet i nevojshëm frenimi.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999” Mjetet nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e një faqeje interneti në të...
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” flasin me profesionalizëm për krizën e mungesës së talenteve në Zvicër
-
“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
-
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
-
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih Shefi i Konsullatës, Vigan Berisha është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar...
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë
-
Çmimet e parkimit në Zvicër po rriten më shpejt se inflacioni
-
Vizat Shengen, vetëm në formë dixhitale
-
Zvicër: Fondet e papunësisë do të rimbursohen vetëm me shpenzimet reale