Lajme
Europol arreston 22 trafikantë armësh
Sipas Europol, hetuesit kanë arrestuar 22 trafikantë armësh në një operacion, në mbarë Evropën.
“Në operacionin e udhëhequr nga Rumania dhe Bullgaria, zyrtarë të zbatimit të ligjit nga gjithsej 31 vende shënjestruan individë të dyshuar për blerje armësh nga trafikantët e armëve të zjarrit”, tha sot Europol, në Hagë.
Gjatë operacionit u konfiskuan mbi 1600 armë, municione dhe eksplozivë.
Armët e konfiskuara ishin kryesisht pistoleta alarmi dhe sinjalizuese, disa prej të cilave te shndërruara në armë zjarri të vërteta.
Sipas agjencisë evropiane të policisë, individët e përfshirë në krimin e organizuar shpesh kanë përdorur pistoleta sinjalizuese dhe alarmi, pasi prokurimi i armëve të zjarrit të paligjshme po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe i kushtueshëm, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Disa modele, gjithashtu mund të konvertohen lehtësisht në municione të drejtpërdrejta.
Shumica e armëve të konfiskuara vinin nga Turqia dhe ishin importuar legalisht në vendet e BE-së.
Më pas ato u ofruan për shitje legalisht, kryesisht në Bullgari por edhe në vende të tjera të BE-së.
Armët më pas do të konvertoheshin ilegalisht në armë zjarri të vërteta dhe do të tregtoheshin në të gjithë Evropën
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard










