Shqiperia

Eurostat: Shqiptarët paguajnë dyfish për shëndetësinë

Së fundmi janë publikuar shifrat e Eurostat, ku sipas saj shqiparët paguajnë dyfish, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit për shëndetësinë. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka akuzar qeverinë se ajo vjedh qytetarët ,duke i detyruar të paguajnë më shumë se ç’ duhet. Sipas Bardhit, janë shifrat ato që tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur vendin.

“Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD-së, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër se çdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë e Hercegovinës e të Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderëve të errët po cenon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 çdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët, ku Edi Rama e ka futur këtë vend e që nuk mbulohet dot më me propagandë, sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë, ashtu edhe territorialë”, shkruan Spahia.