Shkurt.ch
“Eurosur” për sigurimin e kufijve të BE-së
Me këtë sistem të ri synohet parandalimi i hyrjes së bandave kriminale të trafikimit me qenie njerëzore dhe i migrimit ilegal
Bashkimi Evropian ka vendosur të aplikojë një sistem të ri për ruajtjen e kufijve të tij të jashtëm. Sistemi quhet “Eurosur”.
Parlamenti Evropian në Strasburg ka votuar për vendosjen e sistemit në fjalë i cili mundëson që informatat e të gjitha autoriteteve të rrjetëzohen mes vete në mënyrë që të lehtësohet këmbimi i tyre.
Ajo që dëshirohet të arrihet me këtë sistem të ri është parandalimi i hyrjes së bandave kriminale të trafikimit me qenie njerëzore dhe i migrimit ilegal. Sistemi Eurosur do të mundësojë po ashtu që të shpëtohen më lehtë dhe më shpejtë refugjatët që janë në rrezik gjatë lundrimit drejt Evropës.
Eurosur do të hyjë në veprim në dhjetor të këtij viti, në të gjitha vendet e BE-së që kanë kufij të jashtëm me vendet që nuk i takojnë BE-së.
Komisioni Evropian vlerëson se kostoja e këtij sistemi për gjashtë vitet e para do të jetë mbi 240 milionë euro.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe













