Lajme
Evropa llogarit kostot e përmbytjeve nga moti i keq
Epiqendra e krizës është në Gjermaninë perëndimore, në landet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine Westphalia
Të paktën 127 persona kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese që përfshinë këtë javë pjesë të Europës, mes frikës se më shumë viktima mund të gjenden në rrënojat e ngatërruara të ndërtesave, pemëve, linjave të energjisë dhe makinave të lëna nga ujërat e tërbuara.
Reshjet e mëdha të shiut dhe balta nga vërshimet e lumenjve i kanë kthyer peisazhe piktoreske dhe qytetet historike në zona katastrofash në pjesë të Gjermanisë, Francës, Zvicrës, Luksemburgut dhe Holandës, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Epiqendra e krizës është në Gjermaninë perëndimore, në landet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine Westphalia
Gjashtëdhjetë vdekje janë konfirmuar në Rhineland-Palatinate dhe 44 në Nordrhein-Westfalen, duke e çuar në 104 numrin kombëtar të viktimave.
Përtej kufirit, në Belgjikë, numri ka arritur në 23 viktima.
“Më shumë trupa u gjetën gjatë natës në rajonin e Wallonisë jugore”, njoftoi agjencia e lajmeve Belga.
Ushtria gjermane është në gatishmëri katastrofash me rreth 900 trupa që u janë bashkuar punëtorëve të shpëtimit në të gjithë zonat e përmbytura të vendit.
Rreth 1 300 persona janë ende të zhdukur në distriktin kryesisht rural të Bad Neuenahr-Ahrweiler në landin e Rheinland-Pfalzit, megjithatë rrjetet e paralizuara të celularëve mendohet të jenë pjesërisht fajtorë për mungesën e kontakteve.
Gjithashtu, të paktën 362 persona janë plagosur në zonë.
Problemet e komunikimit të lëvizshëm, rrugët dhe hekurudhat e përmbytura, si edhe urat e përmbytura po pengojnë aftësinë e shpëtuesve për të arritur te banorët.
Uji i pijshëm mungon në pjesë të rajonit të goditur nga kriza.
Ndërkohë, situata ka mbetur e tensionuar në të gjithë rajonet e goditura nga kriza, me disa spitale dhe shtëpi pensioni të evakuuara.
“Rreth 1 200 shtëpi janë pa energji elektrike në Leverkusen në North Rhine Westphalia”, thanë autoritetet.
Ndërsa kushtet e motit kanë filluar të përmirësohen, fokusi mbetet në lumin Meuse, që përshkon qytetet, përfshirë Liege dhe Namur.
Në Holandën Jugore, qindra banorëve u tha të linin shtëpitë e tyre në rast se përmbytja përkeqësohej.
Ushtarët po përforcojnë brigjet e lumenjve dhe digat me thasë me rërë
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale Qytetarët e kantonit të Basel-Stadt do të dalin në votim në muajin qershor për të vendosur... -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut












