Lajme
Evropa me temperatura rekord të nxehtësisë
Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar të mërkurën temperaturat më të larta ndonjëherë në muajin qershor, teksa moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Në Brandenburg të Gjermanisë, temperaturat kanë arritur në 38.6 gradë Celsius, në Radzhin të Polonisë, 38.2 gradë Celsius dhe Doksani të Republikës Çeke, temperaturat kanë arritur në 38.9 gradë Celsius.
Disa vende, duke përfshirë Francën dhe Zvicrën, pritet të preken nga temperaturat mbi 40 gradë Celsius ditën e enjte, transmeton Evropa e Lirë.
Meteorologët kanë thënë se vala e të nxehtit nga veriu i Afrikës, është shkaktari i motit të tillë në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët francezë kanë nisur paralajmërime të ashpra këto ditë rreth rrezikut për jetë.
Kjo pasi Franca është traumatizuar nga një moti i nxehtë më 2003, i cili është thënë të ketë qenë fajtor për 15,000 vdekje shtesë.
Zyrtarët spanjollë po ashtu kanë paralajmëruar për rrezik të nisjes së zjarrit në disa zona pyjore.
Për shkak të kësaj gjendjeje, disa shkolla në Francë kanë shtyrë testime vjetore, madje disa prej tyre janë mbyllur plotësisht.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












