Koronavirusi: çast pas çasti
Evropa në prag të hapjes së shkollave
Gjithashtu edhe shkencëtarët britanikë shprehen në favor të rikthimit të nxënësve në klasa
Qeveritë evropiane po përgatiten të rihapin shkollat në ditët në vazhdim për vitin e ri akademik, ndërsa ekspertët e shëndetësisë thonë se është jetike që fëmijët të rifillojnë arsimimin.
Shumë nxënës nuk kanë qenë në shkollë për gjashtë muaj, pas mbylljeve që filluan në mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Disa sindikata mësuesish kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e personelit, ndërsa numri i infeksioneve vazhdon të rritet në kontinentin evropian. Kryeministri britanik njoftoi për rihapjen e shkollave. “Shkollat janë të sigurta dhe është fantastike të shohim rikthimin e nxënësve”, tha ai.
Gjithashtu edhe shkencëtarët britanikë shprehen në favor të rikthimit të nxënësve në klasa.
“Shanset që fëmijët të preken nga COVID-i dhe si rezultat të kenë probleme serioze afatgjata, të lidhura me kthimin në shkollë, janë jashtëzakonisht të vogla. Të dhënat se mosshkuarja në shkollë shkakton dëme afatgjata tek fëmijët, janë shumë të qarta dhe kjo përfshin perspektivën e tyre afatgjatë”, thotë Chris Whitty, zyrtari më i lartë shëndetësor në Britani, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Britania, ndryshoi qëndrim këtë javë, duke thënë se të gjithë nxënësit e shkollave të mesme duhet të vënë maska në ambjentet e përbashkëta, por jo në klasa.
Një rregull i ngjashëm do të zbatohet në Francë, ku të gjithë të rriturit dhe nxënësit nga klasa e gjashtë e lart, duhet të mbajnë maska.
Italia po e bazon politikën e rihapjes së shkollave, tek testimet për mësuesit dhe nxënësit.
“Është e qartë se në rastet kur ke grupe të mëdha të infektuara, do duhet të mbyllet shkolla nëse është e nevojshme, ose vetëm klasa e prekur, ose fëmijët do të qëndrojnë në shtëpi”, tha Pierpaolo Sileri, Zëvendës ministër Italian i shëndetësisë.
Javën e kaluar, Spanja regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve, që nga kulmi i pandemisë. Megjithatë numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shumë më i ulët. Qeveria thotë se rihapja e shkollave është përparësi.
“Është detyrimi ynë ndaj nënave, baballarëve, nxënësve, djemve dhe vazjave tona, mësuesve dhe personelit, që ta bëjmë një gjë të tillë në një ambjent të sigurt”, tha kryeministri Pedro Sanchez.
Shumë nxënës do të marrin mësimet e para formale, pas gjashtë muajsh. Ekspertët e shëndetësisë thonë se është jetike që fëmijët të kthehen në klasa që janë të sigurta si për nxënësit edhe mësuesit.
“Të dhënat tregojnë se shkalla e transmetimit të virusit, është në fakt më e lartë mes mësuesve. Prandaj na duhet të marrim masat t’i mbrojmë mësuesit dhe nxënësit, sepse po hyjmë në një krizë globale arsimore, me mbi një miliardë fëmijë jashtë shkollave”, thotë Oksana Pyzik, eksperte e shëndetit public në Kolegjin Universitar në Londër.
Pushimet verore pothuajse kanë mbaruar. Dhe në gjithë Evropën ka nervozizëm, ndërsa numri i infeksioneve rritet, pikërisht kur shkollat dhe shumë zyra bëhen gati të hapen.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku Në Cyrih do të mbahet një koncert më 02.05.2024 duke filluar nga ora 21:10, në adresen...
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
-
Partneritet mes studentëve të Universitetit të Lucernit dhe atyre nga Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt të Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët