Lajme
“Evropa, në rrezikun më të madh të luftës në 30 vjetët e fundit”
Evropa është më afër luftës se sa ka qenë në 30 vjet, paralajmëroi ministri i Jashtëm i Polonisë gjatë raundit të tretë të diplomacisë këtë javë, që synon të qetësojë tensionet mbi kërkesën e Rusisë që Ukraina të mos lejohet të anëtarësohet në NATO, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Duke iu drejtuar të dërguarve nga 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zbigniew Rau, nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh, në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës.
“Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së është tani më i madh se kurrë më parë në 30 vjetët e fundit”, tha Rau në një fjalim, duke përshkruar prioritetet e vendit të tij, ndërsa mban kryesimin e radhës së OSBE-së këtë vit.
“Për disa javë ne jemi përballur me perspektivën e një përshkallëzimi të madh ushtarak në Evropën Lindore”.
Polonia është ndër anëtarët e NATO-s që janë më të ashpër në përballjen me ato që ajo i sheh si ambiciet revizioniste të Rusisë në Evropën Lindore, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau














