Lajme
Evropa përjeton thatësinë më të madhe në 1200 vjetët e fundit
Sa herë që vjen vera dhe për rrjedhojë vapa e madhe, ditët tona shndërrohen në terma meteorologjikë, që normalisht i injorojmë për pjesën tjetër të vitit, shkruan focus.it.
Një prej tyre është edhe i ashtuquajturi “Anticikloni i Azoreve”, ajo zonë gjysmë e përhershme me presion të lartë që gjendet në Oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të të gjithë Mesdheut.
Çfarë shtë Anticikoni i Azoreve?
Burimi i të gjitha ”vuajtjeve” tona të verës, Anticikloni i Azoreve po përkeqësohet.
Kjo të paktën mbështet një studim të ri të botuar në ”Nature Geoscience”, që analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe që tregon se në 200 vjetët e fundit ai është zgjeruar në ritëm më të lartë se ai i 1 000 paraardhësve.
Ky “shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Evropës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre.
Spanja dhe Portugalia janë dy vendet evropiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve.
Në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik, e përshtatshme sidomos për rritjen e rrushit, do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për 30 vjet në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë).
Ndërkohë, një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën Jugore.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











