Bota
Evropianët duhet të paraqiten për qëndrim në Britani pas Brexit
Rreth 3,5 milionë qytetarë evropianë jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe
Qeveria britanike ka lansuar një aplikacion në telefon, në të cilin shtetasit evropianë me banim në Britaninë e Madhe mund të aplikojnë për të qëndruar në vend pas Brexit.
Rreth 3,5 milionë qytetarë evropianë jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe. Ata do të duhet të aplikojnë për “statusin e rezidentit të përhershëm” për të vijuar për të punuar ose të jenë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore kur vendi do të shkëpusë lidhjet me Bashkimin Evropian, transmeton “ATSH”.
Ministria e Brendshme siguroi se dëshiron ta thjeshtojë procedurën sa më shumë që të jetë e mundur.
Në aplikacionin, i cili ende nuk punon në iPhone, përdoruesit janë lutur të bëjnë një fotografi të pasaportës së tyre biometrike dhe fytyrës për të konfirmuar identitetin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ata më pas do të orientohen drejt një faqe interneti për të dhënë adresën e tyre dhe mund të bien dakord për një verifikim të situatës buxhetore, për të konfirmuar adresën e tyre.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













