Kosova
Exit Poll i RTK-së shpall VV-në fituese të zgjedhjeve
RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime.
“Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që marxhina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.
Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 për qind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 për qind dhe PDK me 25.8 për qind.
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër












