Integrimi
“Expo Diaspora” sjell artin kosovar në Gjermani
Në muret e Shtëpisë së Arteve të qytetit gjerman Bocholt janë vendosur rreth 40 vepra arti nga Kosova, në kuadrin e ekspozitës « Expo Diaspora »
“Expo Diaspora” është titulli i ekspozitës që ka dërguar në Gjermani një fragment të artit kosovar. Mediume, stile e tema të ndryshme janë shkrirë në ekspozitën që është hapur të shtunën mbrëma e që do të qëndrojë e hapur deri më 20 të këtij muaji. “Expo Diaspora” është organizuar për të tretën herë dhe është iniciuar nga “Galerie B”, Komuna e qytetit të Bocholtit, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës.
Për realizimin e ekspozitës, këto institucione u kanë dërguar ftesa artistëve në diasporë, Kosovë e Shqipëri dhe artistët e ftuar kanë përzgjedhur vetë punimet me të cilat janë prezantuar para audiencës gjermane.
“Expo…” përmbledh punime të artistëve: Adem Rusinovci, Hajrush Fazliu, Rrezeart Galica, Vlora Kosumi, Gabriele Grünewald, Jerson Jimenez, Musa Güney, Seyit Mehmet Buçukoğlu, Shpresa Tolaj, Peter K. Endres, Nobert Gladis, Dastid Miluka, etj, shkruajnüe mediet gjermane dhe transmeton koha.net.
Rrezeart Galica, një ndër pjesëmarrësit në këtë ekspozitë, ka thënë se audienca gjermane është befasuar me nivelin e kualitetit të artit kosovar dhe nga gazeta e përditshme gjermane “Bocholter Borkene Volksblatt”, në një artikull të shkruar nga Eva Maria Zacharias, “Expo Diaspora’ është vlerësuar se nëpërmjet kësaj ekspozite artistët nga Kosova kanë thyer kufijtë.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës të shtunën mbrëma ka nisur me një fjalim të Karl-Heinz Ketteler, kryetar i Qarkut të Artistëve të Regjionit të Evropës, i cili e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme traditën e kësaj ekspozite dhe vlerat që përcjellin artistët kosovarë para audiencës gjermane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











