Lajme
Facebook dhe Instagram nuk lejojnë rikthimin e Trumpit në rrjete sociale
Rrjetet më të mëdha sociale në botë, Facebook dhe Instagram do t’i mbajnë të bllokuara llogaritë e presidentit amerikan, Donald Trump, deri në fund të mandatit të tij, ka njoftuar shefi ekzekutiv i gjigantit teknologjik, Mark Zuckerberg.
Ngjarjet e fundit kanë pasuar pas ftesës së Trumpit për trazira në Washington, ku përkrahësit e tij hynë në ndërtesën e Kongresit, duke shokuar gjithë botën, Zuckerberg ka thënë se kanë vendosur ta heqin presidentin nga rrjetet sociale me qëllim që të mos lejohet nxitje e dhunës së mëtejme.
“Në vitet e fundit, kemi lejuar presidentin Trump të përdorë platformat tona me rregullat tona, duke ia larguar përmbajtjet kohë pas kohe, kur shkeleshin rregullat. E bëmë, sepse besojmë që publiku ka të drejtën e qasjes në fjalimet politike, edhe kur janë kontroverse. Por konteksti i fundit është fundamentalisht ndryshe, duke përdorur platformën tonë për të nxitur dhunë kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike. Besojmë se rreziqet e lejimit të presidentit që të përdorë shërbimet tona gjatë kësaj periudhe janë tejet të mëdha. Prandaj do t’ia zgjasim bllokun që i kemi vënë në Facebook dhe Instagram pafundësisht dhe për të paktën dy javët e ardhshme deri sa të përfundojë kalimi i pushtetit”, ka njoftuar ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












