Lajme
Facebook fshin mbi 7 milionë llogari të cilat shpërndanin informacione të rreme për Covid-19
Në kaudër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook njoftoi të martën se ka fshirë më shumë se 7 milionë llogari, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth koronavirusit.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, nga fillimi i prillit deri në fund të qershorit, Facebook-u ka mënjanuar gjithsej shtatë milionë postime për shkaka të përhapjes së dezinformatave për koronavirusin, përfshirë ato me rekomandime për masa mbrojtëse ose medikamente ose trajtime të caktuara të pasakta.
Facebook e bëri njoftimin si pjesë e një raporti standardesh të paraqitura nga kompania në vitin 2018, në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit në platformat e saj.
Gjatë tremujorit të dytë, gjigandi i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhën e urrejtjes, nga 9.6 milion në tremujorin e parë. Ajo fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse.
Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë COVID-19.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore Këshilli i Madh miratoi rishikimin e ligjit të lëvizshmërisë!... -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara”















