Lajme
Facebook planifikon të punësojë 10.000 punëtorë në BE
Facebook thotë se planifikon të punësojë 10.000 punëtorë në Bashkimin Evropian gjatë pesë vjetëve të ardhshme për të punuar në një platformë të re kompjuterike.
Kompania tha në një postim në blog të dielën se ata punëtorë me aftësi të larta do të ndihmojnë në ndërtimin e “metaverse”, një nocion futuristik për lidhjen e njerëzve në internet që përfshin realitetin virtual.
Facebook thotë se do ta bëjë ndërveprimin online “shumë më afër përvojës së bashkëveprimit personal”.
“Metaverse ka potencialin për të ndihmuar në zhbllokimin e aksesit në mundësi të reja krijuese, sociale dhe ekonomike dhe evropianët do ta formojnë atë që në fillim”, tha gjiganti i teknologjisë në blogun e tij.
“Ky investim është një votë besimi në fuqinë e industrisë evropiane të teknologjisë dhe potencialin e talenteve evropiane të teknologjisë”, u theksua më tej në njoftim.
Çfarë është metaverse?
Termi përcakton një hapësirë kibernetike paralele me realitetin fizik, ku një bashkësi njerëzish mund të ndërveprojnë në formën e avatarëve.
Koncepti u krijua nga autori Neal Stephenson, në romanin e trillimeve shkencore të vitit 1992 “Përplasja e borës”. I referohet shkrirjes së realitetit fizik, të shtuar dhe virtual në një hapësirë të përbashkët online./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












