Lajme
‘Fake News’ konsiderohet kërcënim i lirisë së mediave
Në indeksin vjetor të publikuar nga Reporterët pa Kufij (RSF) theksohet mes tjerash kërcënimi ndaj lirisë së shtypit që vjen nga përmbajtja e rreme (fake news).
Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit 2023, i sapopublikuar, mjedisi për gazetarinë është “shumë serioz” në 31 vende, “i vështirë” në 42, ”problematik” në 55 dhe “i mirë” ose “i kënaqshëm” në 52 vende.
“Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit tregon paqëndrueshmëri të madhe në situata, me rritje dhe rënie të mprehta dhe ndryshime të paprecedentë, si Brazili që rritet me 18 vende dhe Senegali që bie 31 vende”, theksoi sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire.
Ky paqëndrueshmëri është rezultat i rritjes së agresivitetit nga autoritetet në shumë vende dhe rritjes së armiqësisë ndaj gazetarëve në median sociale.
“Paqëndrueshmëria është gjithashtu pasojë e rritjes së industrisë së përmbajtjes së rreme, e cila prodhon dhe shpërndan dezinformata dhe ofron mjetet për ta prodhuar atë”, shtoi Deloire.
Sipas indeksit, në dy të tretat e 180 vendeve të vlerësuara, shumica e të anketuarve thanë se aktorët politikë në vendet e tyre ishin shpesh ose sistematikisht të përfshirë në fushata masive dezinformuese.
Norvegjia kryeson renditjen për të shtatën vit radhazi, e ndjekur nga Irlanda dhe Danimarka.
Tri vende aziatike ndërkohë zunë vendin e fundit në listë, me Korenë e Veriut, Kinën një vend mbi të dhe Vietnamin në vendin e 178-të.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga











