CH-Ballkani
‘Falen’ serbët që dogjën Ambasadën Amerikane në Beograd
Gjykata e Lartë e Beogradit ka dënuar me kusht me pesë e 6 muaj burgim katër të akuzuar për zjarrvënie në Ambasadën Amerikane në Beograd në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, raportojnë mediat serbe.
Po kjo gjykatë liroi tre të tjerë nga akuza, si të pafajshëm. Për veprën penale “kundër sigurisë së përgjithshme” me nga gjashtë muaj burgim me kusht dyvjeçar janë dënuar Dejan Vuçkoviq, Dragan Marinkov dhe Marko Novitoviq, ndërsa Millan Tomas u dënua me pesë muaj, edhe ky me kusht për dy vjet, përcjell albinfo.ch.
Gjorgje Tomi, Nikolla Kosanoviq dhe Filip Backoviq u liruan nga akuza, siç raportohet, për mungesë faktesh.
Serbët kishin protestuar para Ambasadës Amerikane, duke e konsideruar atë si mbështetësen kryesore të kësaj pavarësia, përveçse brohoritën parulla antiamerikane dhe “Kosova është Serbi”, ata e sulmuan Ambasadën edhe me gurë dhe ia vunë zjarrin, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit











