Integrimi
Familja shqiptare fiton të drejtën e qëndrimit në Gjermani
Fillimisht leja i është dhënë për një vit dhe nëse gjejnë punë brenda kësaj periudhe ose mund të sigurojnë jetesën e tyre, autoritetet e emigracionit do t’iu japin të drejtën e qëndrimit në vend
Pas një udhëtimi të gjatë, një fund i lumtur për familjen shqiptare. Eriola dhe Renato Jolla, si dhe tre fëmijët e tyre Roberto (13), Antonio (8) dhe Alexandro (3) iu është dhënë leja e qëndrimit në Bad Sobernheim, shkruan ‘allgemeine-zeitung.de’.
Fillimisht leja i është dhënë për një vit dhe nëse gjejnë punë brenda kësaj periudhe ose mund të sigurojnë jetesën e tyre, autoritetet e emigracionit do t’iu japin të drejtën e qëndrimit në vend, përcjell albinfo.ch.
Ky lajm ka sjellë gëzim të madh në familjen shqiptare, që nuk ka harruar falënderimet. “Ne kemi ardhur këtu, pa ditur gjuhën, pa njohur askënd, derisa tani kemi shumë miq, faleminderit, faleminderit për gjithçka”, thotë Eriola Eriola Jolla me lot në sy.
Kjo familje kishte shumë përkrahje nga vendësit. Ulrike Scholtheis-Wenzel nga Kisha Ungjillore e Bad Sobernheim ka thënë: “Kushdo që përpiqet që të ndihet si në shtëpi këtu, duhet lejuar”.
Familja shqiptare kishte ardhur më 3 prill 2015 në Bad Sobernheim. Ata kishin një histori të gjatë të migrimit. Ajo kishte shkuar në fillim në Greqi, por ishte kthyer përsëri në Shqipëri, e më pas shkuan në Gjermani.
“Nuk ka energji elektrike, nuk ka ujë dhe nuk ka punë”, tregon Renato arsyet e largimit nga Shqipëria. Por, ata u lejuan të qëndrojnë vetëm falë fëmijëve. Në fillim kërkesa ishte negative para Krishtlindjeve, dhe duhej që për shtatë ditë të largoheshin.
Por, ata kishin kërkuar ndihmë nga famullia. Më pas kisha kishte nisur një fushatë të qëndrimit dhe në një peticion online mblodhën 500 nënshkrime.
Tashmë familja shqiptare është integruar, ka mësuar gjuhën dhe ka realizuar ëndrrën që të jetojë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












