Shqipëria
Faqja e njohur Travelinglifestyle, rendit Shqipërinë në top vendet turistike
Ani pse ka shumë destinacione evropiane të paprekura, por një vend në lindje është dëshmuar të jetë një nga më të mirët e vitit, Shqipëria, shkruan faqja e njohur turistike Travelinglifestyle, përcjell albinfo.ch.
Shkrimi nis se edhe pse një vend që më parë ishte lënë pas dore nga udhëtarët, por kohët e fundit është bërë një nga destinacionet më premtuese në Evropë.
Thuhet se kërkesa për udhëtime në Evropë u rrit midis 2022 dhe 2023, veçanërisht pasi u hoqën të gjitha kërkesat e hyrjes në lidhje me shëndetin dhe u rivendos plotësisht normaliteti.
Por, ndërsa ”goliathët” e turizmit si Franca, Italia dhe Spanja kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar numrin e turistëve, vende të tjera më pak të njohura janë të etur për të mirëpritur më shumë vizitorë.
Shqipëria është një vend i vogël në Evropën Juglindore, kufizohet me Greqinë në jug, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në lindje, dhe Malin e Zi të bukur në veri.
Por, ndryshe nga shumë prej bashkëkohësve të saj, ajo u prezantua për publikun vetëm 30 vjet më parë.
Sipas INSTAT, vetëm në janar të këtij viti kanë mbërritur në Shqipëri 377 211 të huaj, një rritje prej 94,2% nga viti në vit.
Këto norma janë asgjë më pak se të mahnitshme, duke pasur parasysh se Evropa është ende në “jashtë sezonit” të saj, kur mbërritjet shpesh bien ndjeshëm.
Gjithashtu, të gjitha vendet evropiane kanë relaksuar kontrollet kufitare dhe kanë lejuar rifillimin e trafikut turistik. Fakti që Shqipëria vazhdon të zgjerohet me kaq shpejtësi përballë rikthimit në normalitet të konkurrentëve të saj më të egër, është dëshmi e mëtejshme se ajo ka ruajtur vrullin që fitoi në fillim të pandemisë.
Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës ishte e mbyllur për shkak të COVID, Shqipëria mbeti e aksesueshme pa kufizime, gjë që ndoshta kontribuoi në popullaritetin e saj të papritur.
Vitin e kaluar, 7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2021. Nëse trendi aktual vazhdon, niveli i mëparshëm i vendit mund të tejkalohet lehtësisht deri në dhjetor.
Shqipëria, ashtu si Kroacia dhe Mali i Zi, ndodhet në detin Adriatik, një nga krahët e Mesdheut të madh, por kostoja e jetesës është shumë më e ulët në krahasim. Do të gjeni të njëjtat ujëra bruz, plazhe me rërë të bardhë ose me guralecë dhe qytete mesjetare me shtëpi prej guri, por pa hotele të shtrenjta dhe kurthe tipike turistike.
Pjesë të mëdha të bregdetit më jugor të Shqipërisë, të njohur si Riviera Shqiptare, kanë mbetur të pazhvilluara, kështu që natyra është e paprekur, plazhet janë të patrazuara dhe qytetet tradicionale me kalldrëm, ku breza të tërë familjesh kanë jetuar për shekuj, të pandotura nga ndikimet e jashtme. /ATA/
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












