Opinione
Fatfobia* endemike në Kosovë
Fyerjet i shtyjnë personat me mbipeshë të mos shfaqen në publik dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, gjë që ka si pasojë të shtojnë edhe më shumë peshë
Deputetët na kanë mësuar tashmë me fjali të tmershme të përdorura në Kuvendin e Kosovës. Por ditë më parë, deputetja Ganimete Musliu hedh një hap tjetër duke folur për trupin dhe peshën e Vjosa Osmanit.
“Do të mbahesh mend se hyre në Presidencë me 100 kg e do të dalësh me 50…”. Këto komente janë edhe një herë terësisht të neveritshme dhe të papranueshme. Megjithatë, kjo sjellje tregon edhe një fatfobi endemike në Kosovë. Duhet ta dini se shumë të rinj, dhe veçanërisht të reja qe janë me mbipeshë nga diaspora nuk shkojnë në Kosovë, për shkak të komenteve të vazhdueshme lënduese që ju drejtohen për peshën e tyre.
Unë, si një burrë me mbipeshë, kam vuajtur në Kosovë vërejtje të pandërprera për peshën time, ndonjëherë të fshehura pas “dashamirësisë” së pashëndetshme të dëshirës për t’u kujdesur për shëndetin tim, ndërkohë që po këta njerëz pinë më shumë se një paketë cigare në ditë.
Shpesh, këto janë vërejtje krejtësisht të papërshtatshme. Një herë policët më ndaluan në Kosovë për kontroll, kur më panë, njëri prej tyre më vuri në dukje peshën time: “Koke i trashë!”. Por më e keqja ishte kur isha në një restorant me një shok dhe një shoqe, ku kamarieri erdhi të ma merrte porosinë, por ende pa porositur gjë, më shikoi dhe më tha: ” Ti shumë paske nevoj me hangër”.
Natyrisht, si burrë i përjetoj këto vërejtje më rrallë se gratë, shumë gra me mbipeshë u nënshtrohen urdhrave edhe më të dhunshme për faktin se ato duhet të korrespondojnë me kriteret fizike që i kanë vendosur burrat.
Një vajzë e re që e njoh ishte një ditë në një banket martese me disa shoqe të saj, një zonjë më e moshuar ju afrua më pas dhe i tha: “Nëse do t`i humbësh 10 kg, djali im atje, martohet me ty…”.
Të gjitha vërejtjet fyese, mosrespektuese dhe denigruese shkatërrojnë vetëbesimin e personave me mbipeshë. Këto vërejtje i shtyjnë ata të izolohen, të mos shfaqen në publik dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, gjë që ka si pasojë të shtojnë edhe më shumë peshë.
Njerëzit me mbipeshë adoptojnë gjithashtu strategji për të mos u gjykuar nga vështrimi i të tjerëve. Kur shkojnë në supermarket vendosin sipër qeseve sallata dhe produkte të ashtuquajtura “të shëndetshme” për të mos u gjykuar. Kur shkojnë në një restorant, ata nuk udhqehen sa e ndjejnë nevojën nga frika se mos gjykohen. Kjo më pas ka efektin anësor, u kthehen ushqimeve të tjera në shtëpi, duke ngrënë më shumë dhe gradualisht ju humbasin të gjitha ndjenjat qe tregojnë kur ngopen apo jo.
Përfundimisht, një problem i vogël ushqimor që rrjedh nga shoqëria ku jemi duke jetuar, shndërrohet në një problem të madh, serioz, për njerëzit mbipeshë, të cilët më pas ndonjëherë fillojnë të marrin në konsideratë kirurgjinë bariatrike.
Deklaratat absolutisht e urrejtjes së Ganimete Musliut çojnë në banalizimin të fatfobisë në Kosovë dhe kjo është e papranueshme. Kosova është një vend në zhvillim që mund të ketë më shumë njerëz me mbipeshë në të ardhmen. Ndoshta Ganimete Musliu do të ketë nip ose mbesë me mbipeshë atëherë, dhe unë po ju them: nuk kisha pasur dëshirë të jem në vendin e tyre.
Autori: Edon Duraku
* Fatfobia dmth fobia ndaj personave obezë (mbipeshë). Shkrimi është oponion i autorit dhe nuk pasqyron patjetër qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












