Integrimi
Fatlumin e refuzuan në punë sepse është njeri me “temperament jugor”
"Pronari i furrës nuk pranon ofertën megjithë nevojën urgjente. Meqenëse ai vetë është tip me temperament, nuk sheh ndonjë shans që të ketë në krah një njeri tjetër me temperament jugu"
Fatlum Dauti (31 vjeçar) ka marrë së fundi një refuzim nga fima ku kishte aplikuar për punë . Ishte gjithçka tjetër veç një refuzimi standard që praktikohet në këto raste.
“Pronari i furrës nuk pranon ofertën megjithë nevojën urgjente. Meqenëse ai vetë është tip me temperament, nuk sheh ndonjë shans që të ketë në krah një njeri tjetër me temperament jugu”, shkruan 20minuten.
Me këto fjalë, një furrë buke nga Zvicra Qendrore e kishte hedhur poshtë aplikimin për punë, të Fatlum Dautit, transmeton albinfo.ch. “Kjo ishte vërtet e rëndë”, thotë Dauti, shqiptari që ka ardhur në Zvicër në vitin 1999. Këtu ai ka përfunduar një praktikë si bukëpjekës në moshën 15 vjeçare dhe që nga ajo kohë ka bërë 15 vjet përvojë profesionale.
31-vjeçari nuk ka marrë kurrë më parë një refuzim të tillë. “Më shqetësoi kur e lexova. Nuk e kuptoj arsyen. Ata as që janë njohur me mua”, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, ai u interesua të dinte se çfarë lloj shefi ishte në atë furrë.
Shumicën e kohës Fatlumi është rritur në Zvicër, “kështu që unë do të thosha se kultura ime është më shumë zvicerane”, thekson ai. Thotë se është punëtor i besueshëm. “Unë gjithmonë punoj me një ritëm të shpejtë.”
Furra pranon gabimin
Me kërkesën e gazetës 20 minuten, sekretarja e furrës, e cila dëshiron të mbetet anonime, pranon se refuzimi është shkruar gabimisht.
Autorja e tekstit të refuzimit pranon se nuk kishte menduar për faktin se deklarata mund të interpretohej negativisht, transmeton albinfo.ch. Por, racistë nuk jemi në asnjë mënyrë. “Ne nuk përjashtojmë asnjë kombësi”, ka thënë sekretarja.
Edhe pronari i furrës komenton për incidentin. “Në firmën time ka të punësuar nga e gjithë bota. Të gjithë janë ata që janë. Unë nuk jam racist”. Ai thotë se nuk e ka refuzuar Dautin për arsyen e përmendur në email.
31-vjeçari, i cili jeton në Cyrih, nuk dorëzohet. Për momentin ai është ende në kërkim të një pune. “Tani mund të lindë ndonjë mundësi e re për mua”, shpreson Dauti, përcjell albinfo.ch. Ai shton madje se nuk do ta refuzonte edhe ndonjë ofertë nga furra e përmendur.
E-Diaspora
-
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin
Jeta në Zvicër
-
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë në Kuadër të Kupës së Botës. Nga ora 21:00, kombëtarja... -
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025 -
Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën -
Italia do të rifillojë pranimin e kërkesave për azil në Dublin nga Zvicra














