E-Diaspora
Faton Vukshinaj, kampion në WBC Champion 2013
Ai i ka vënë vetes synimin për të mbledhur tituj të ndryshëm në Thai/Kickbox dhe ne boks.
Të shtunen e kaluar, më 5 tetor, Faton Vukshinaj u ngjit në ring kundër Francisco Matos, një kundërshtar tepër i fortë i cili ka qenë i pamposhtur në kategorinë e tij dy viteve të fundit. Para nje muaji Matos i kishte bërë një ftesë Fatonit që të ngritej në ring kundër tij dhe të bënin një mega mbrëmje. Fatoni pranoi ftesën dhe filloi me përgatitjet për këtë super GALA (të mbajtur në SWISS LAS VEGAS në Basel). Përgatitjet e tij u kurorëzuan me fitore, Fatoni fitoi titullin WBC – World Boxing Champion Muay Thai 2013, në meqin prej 3 raundash nga 3 minuta. Raundi i parë u nda i barabartë ndërsa raundi i dytë dhe i treti, ishin pa dyshim fitore për Fatonin.
Faton Vukshinaj është i lindur dhe i rritur ne Basel të Zvicrës ku dhe ka përfunduar shkollën. Ai është tani vetëm 22 vjeç dhe është treguar shumë i suksesshëm në boks dhe në Thai/Kickbox, ku ka marrë tituj të ndryshëm deri më tani. Me ndihmën e vëllait, Mërgim Vukshinaj ai i ka vënë vetes synimin për të mbledhur tituj të ndryshëm në Thai/Kickbox dhe ne boks.
Titujt të cilët Fatoni i ka fituar deri më tani janë: WKA SWISS Champion 2010 – WUFC kampion i turneut 2010 – ISKA Kickbox kampion botëror 2012 – ISKA K1 nënkampion botëror 2012 – 2013 Mars, Volksmarsen Champion – 2013 tetor WBC Muay Thai Champion. Fatoni në kickbox bokson në kategorinë A, kurse si boksier është ende në kategorinë e amatorëve ku është po ashtu i suksesshëm. Ai shpreson të boksojë si profesionist për tituj të versioneve të ndryshme si ajo WBC e fundit që e fitoi Floyd Mayweather. Ëndrra e Fatonit është të boksojë në Las Vegas për tituj botërorë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











