Shkurt.ch
FBI i raporton Fedpol-it për pedofilët zviceranë të internetit
Rastet e dyshimta që FBI i ka përcjellë në Bernë kanë qenë gjithsej 46. Si rezultat, në Zvicër kanë pasuar 42 arrestime dhe kallëzime penale
Në kuadër të përpjekjeve kundër përhapjes së faqeve të internetit me përmbajtje pedofilie, në Zvicër është rritur dukshëm numri i denoncimeve në këtë fushë. Kjo situatë, sipas gazetës “Zentralschweiz am Sonntag” prezantohet e tillë duke u bazuar në shënimet e shumta me dyshimet përkatëse që shërbimi policor i SHBA-së FBI i ka dërguar Policisë Federale (Fedpol) të Zvicrës, që kanë të bëjnë me këtë shqetësim.
Kështu, Fedpol vetëm vitin e kaluar ka marrë nga SHBA rreth 3000 shënime që kanë të bëjnë me dyshime lidhur me zviceranë të implikuar në pornografinë me fëmijë. Këtë e ka thënë një zëdhënëse e Fedpol-it për gazetën në fjalë. Sipas saj, autoritetet federale të Zvicrës i kanë marrë në shqyrtim materialet e ardhura nga SHBA dhe ua kanë përcjellë ato autoriteteve përkatëse kantonale për përpunim dhe ndjekje të mëtutjeshme, transmeton albinfo.ch.
Mbrapa dyshimeve të ardhura nga SHBA qëndrojnë sipas të gjitha gjasave ofruesit amerikanë të internetit, të cilët e bëjnë filtrimin e qarkullimit të të dhënave që lidhen me pornografinë e ndaluar.
Në çdo rast të paraqitjes së përmbajtjeve të dyshimta, sistemet e tyre e aktivizojnë alarmin dhe kështu ofertuesit në fjalë sinjalizojnë për rastin e dyshuar, përcjell albinfo.ch. Kur bëhet fjalë për lidhje interneti nga Zvicra, atëherë autoritetet amerikane ia përcjellin informacionet në mënyrë të tillë masive Policisë Federale në Bernë.
Por rastet e dyshimta që FBI i ka përcjellë në Bernë kanë qenë gjithsej 46. Si rezultat, në Zvicër kanë pasuar 42 arrestime dhe kallëzime penale
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












