Futboll
FC Albania Zürich të martën synon kualifikimin për kupën e Zvicrës
Sezoni i ri 2021/22 ka nisur suksesshëm për klubin e futbollit FC Albania Zürich, për vetëm 4 ndeshje shënoi 20 gola
Nën drejtimin e trajnerit Samir Idrizi, ky klub shqiptar ka zhvilluar katër ndeshje zyrtare, tri në kampionatin e Ligës së 4-t rajonale të Zvicrës dhe një në kupën e kantonit të Zurichut.
20 gola ka shënuar FC Albania Zurich për vetëm 4 ndeshje, derisa ka pranuar vetëm 4 gola.
Fillimisht këtë seri të shkëlqyeshme e nisi për kupë (Schweizer Cup) kur mposhti FC Büsingen me rezultat 1-0, skuadër që garon një Ligë më lartë. Ndërsa, më pas në hapje të sezonit të ri e deklasoi FC Dielsdorf me rezultat 4-1 (golashënues: Sadiki 2 gola), Tangkou (1) dhe (Durmishi 1), pastaj SC Italia Zh. si mysafire 2:10 dhe SV Seebach ZH. në teren të vet me rezultat 5-1 (golashënues: Autogol, Patriot Rexhaj, Erdin Krasnica, Durim Lumani dhe Hafiz Frangi).
Kjo ecuri dhe formë fantastike e FC Albania Zurich pritet të vazhdojë edhe ditën e martë (ora 20:15 minuta), kur në kuadrin e raundit të dytë të kupës rajonale (Kantoni i Zurichut) do të takohet me një kundërshtarë të fortë të Ligës së tretë, FC Wädenswil. Duke e parë peshën e ndeshjes, këta të fundit në faqen e tyre zyrtare të klubit i kanë dhënë mjaftë publicitet takimit në fjalë që luhet në fushën e tyre.
FC Albania Zurich me fitore eventuale ndaj FC Wädenswil do të kualifikohej në mesin e 32 skuadrave më të mira të kupës së Zvicrës, e që do ishte një sukses historik për klubin. Neve nuk na mbetet tjetër vetëm t’u urojmë shumë fat në ndeshje.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












