E-Diaspora
FC Dardania e Bazelit nuk dëshiron të ngjitet më lartë
Në fakt FC Dardania prin në ligën e dytë regjionale të Zvicrës veriore me një pikë më shumë se skuadra që e ndjek, FC Reinach
Këtë fundjavë luhen ndeshjete fundit të kampionatit dhe sot përballen me sfidën që do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do ta fitojë kampionatin e ligës së dytë të regjionit në Bazel.
FC Dardania do të jetë mysafire e skuadrës FC Arlesheim dhe nëse fitojnë e kanë të siguruar ngjitjën në një kategori më të lartë, aty ku garojnë FC Kosova Cyrih dhe FC Dardania Lozanë.
Pra, djelmoshat e trajnerit Enver Hajdari, mund të shkruajnë histori sot, duke u bërë ekipi i tretë shqipar që garon në ligën e dytë ndërregjionale.
„Gjithsesi, ne sot histori do të shkruajmë“, thotë me të qeshura trajneri Hajdari, „Nëse jo për sukseset e skudrave shqiptare të futbollit në Zvicër, atëherë për ekipin e parë që refuzon të ngjitet në një kategori më lartë“.
Për shkak se liga ndërregjionale kërkon shumë angazhim dhe shume mjete financiare, të cilat ne nuk i kemi, tregon ai. Na mungojnë edhe 20 mijë franga buxhet. Me 60 mijë franga buxhet vjetor do t’ia dalinim, shprehet ai.
Dardanët e Bazelit janë sivjet në kulmin e sukseseve si klub futbollistik. Me gjashtë skuadra, ata janë solid dhe thuajse të pamposhtur.
Duke nisur nga ekipi i parë që prinë në vendin e parë me 50 pikë një lojë para përfundimit të kampionatit. Ekipin e juniorëve që sezonin vjeshtor do ta startoj në një kategori më të lartë. Pastaj ekipi i seniorëve që poashtu e ka përfunduar kampionatin ne vendin e parë, dhe kështu nga sezoni ardhshëm do të garojnë në ligën më të lartë të futbollit të seniorëve të Zvicrës
Ai e pranon se megjithë vështirësitë financiare, vullneti në mesin e lojtarëve, veçmas tek të rinjtë, është i madh dhe ata duan sezonin tjetër të garojnë në ligën ndërregjionale, shpjegon trajneri i Dardanisë, Enver Hajdari, mirëpo kjo nuk është e mundur dhe ne tani i kemi dërguar letër Federatës.
Në ekipin e parë, trajneri Hajdari, ka tre lojtarë që deri në moshat u17 kanë luajtur në skuadrat e juniorëve të FC Baselit dhe njëri ndër ta është edhe Erdin Shaqiri, vëllai i yllit të futbollit zviceran, Xherdanit, i cili Erdinin e ka dhe menaxher të vetin. Mirëpo sot ai atë nuk do ta ketë në përbërje, sepse është pranë Xherdanit në Brazil.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












